HomeKronikeEMRI- Arrestohen në Rrugën e Elbasanit 49-vjeçari me precedent të theksuar kriminal,...

EMRI- Arrestohen në Rrugën e Elbasanit 49-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i gjendet armë zjarri, municion dhe jelek antiplumb

Advertismentspot_img

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi po transportonte me motor armë zjarri. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, ndërsa policia e Tiranës thotë se i arrestuari është person me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

I arrestuari eshte Eduart Dushku, ndërsa në cilësinë e provës materiale, policia i gjeti dhe i sekuestroi 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjetin dhe celularin i tij.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se motomjeti me të cilin lëvizte 49-vjeçari u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti”

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular