Joshua Wong, një nga figurat më të njohura të lëvizjes pro-demokracisë në Hong Kong, është dënuar me 10 vite burg për bashkëpunim me forca të huaja, në bazë të ligjit të sigurisë kombëtare të qytetit.
Wong është një nga qindra aktivistët dhe qytetarët e Hong Kongut të arrestuar në bazë të këtij ligji, i cili u vendos në vitin 2020, pas protestave masive pro-demokracisë kundër rritjes së kontrollit të Pekinit mbi territorin.
Wong, 30 vjeç, kishte kaluar tashmë afro gjashtë vite në burg dhe pritej të lirohej në janar të vitit të ardhshëm. Me vendimin e ri, ai do të qëndrojë edhe 10 vite të tjera pas hekurave, ndërsa sipas raportimeve, kishte pranuar fajësinë për akuzën në muajin shtator.
Prokuroria e akuzoi atë se kishte bashkëpunuar me aktivistin e mërguar Nathan Law dhe persona të tjerë për të kërkuar nga vende të huaja vendosjen e sanksioneve dhe masave të tjera kundër Hong Kongut dhe Kinës.







