HomePolitikeBerisha “fal” Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, i fton ne...

Berisha “fal” Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, i fton ne gjirin e PD: Bashkohem që nesër

Advertismentspot_img

Sali Berisha u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe atyre që nuk kanë kursyer kritikat ndaj tij. I ftuar në emisionin “NOW” në Euronews Albania, kreu i Partisë Demokratike përsëriti thirrjen për bashkimin e opozitës, duke përfshirë në ftesën e tij edhe Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Berisha deklaroi se është i gatshëm të takohet me çdo drejtues politik që synon largimin e Edi Ramës nga pushteti, pavarësisht qëndrimeve që ata kanë mbajtur ndaj tij.

“Unë shfrytëzoj sërish rastin dhe i ftoj që të bashkohemi. Bashkohem që nesër. Me cilindo që bashkohet, që të largojmë Ramën nga pushteti. Me cilindo njeri. Ne nuk ftojmë me paragjykime. Me të gjithë takohem, nuk kam asnjë lloj paragjykimi. Se çfarë më quajnë, rëndësi ka të largojmë të keqen më të madhe”, u shpreh Berisha.

Ftesa për bashkëpunim vjen pavarësisht distancës politike dhe kritikave që drejtuesit e forcave të reja kanë shprehur ndaj lidershipit të PD-së. Për Berishën, të paktën sipas deklaratës së sotme, këto dallime nuk përbëjnë pengesë për një bashkim kundër Ramës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular