Rama ka theksuar edhe më herët se dera për dialog mbetet e hapur për çdo grup që kërkon të paraqesë kërkesat dhe shqetësimet e tij përmes diskutimit
Mëngjesi i sotëm ka nisur njësoj para godinës së Kryeministrisë, ku tryeza e ngurtë do të presë sërish protestuesit. Me letrat ku shkruhet “Dialog”,, kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur dhe sot në thirrjen e tij drejtuar protestuesve, që të ulen e të diskutojnë për problemet dhe shqetësimet që i detyrojnë ata të të ngrihen në tubime. Rama ka theksuar edhe më herët se dera për dialog mbetet e hapur për çdo grup që kërkon të paraqesë kërkesat dhe shqetësimet e tij përmes diskutimit.







