HomeAktualitetTragjedi në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të...

Tragjedi në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Advertismentspot_img

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof, në jugperëndim të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj, rreth orës 11:30 sipas kohës lokale. Sipas raportimeve të transmetuesit publik gjerman SWR, avioni dyshohet se shpërtheu në ajër përpara se të përplasej në zonën e banuar.

Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, konfirmoi se dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën nga aksidenti. Ndërkohë, sipas raportimit të SWR-së, të paktën një person tjetër mbeti i plagosur.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se avioni preku një banesë përpara se të rrëzohej. Mbetjet e tij u shpërndanë në një zonë të gjerë përreth vendit të ngjarjes. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ekipe emergjence, ndërsa zona u rrethua për të lehtësuar hetimet.

Një helikopter i policisë kreu fotografime ajrore për dokumentimin e vendit të aksidentit. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular