HomeAktualitetPërfaqësues të Albanian Health Fund vizitojnë Fakultetin e Mjekësisë Dentare: Një mundësi...

Përfaqësues të Albanian Health Fund vizitojnë Fakultetin e Mjekësisë Dentare: Një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e përvojave profesionale

Advertismentspot_img

Përfaqësues të Albanian Health Fund vizitojnë Fakultetin e Mjekësisë Dentare

Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të Albanian Health Fund (AHF) në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua një vizitë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (FMD), ku të ftuarit ne takimin me Dekanen Prof.Asc. Silvana Bara , patën mundësinë të njiheshin nga afër me procesin mësimor dhe aktivitetet akademike.

Delegacioni, i përbërë nga Dr. Randall Thompson, DDS, Jamie Thompson, Dr. Luke Park, DDS, dhe Dr. Jonathan Spenn, DDS, ndoqi nga afër zhvillimin e leksioneve dhe bashkëbisedoi me studentët dhe stafin akademik.

Vizita krijoi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e përvojave profesionale, njohjen me praktikat e edukimit dentar dhe diskutimin e perspektivave për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe formimit klinik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, vijon të promovojë ndërkombëtarizimin dhe forcimin e lidhjeve me profesionistë dhe organizata ndërkombëtare, në funksion të rritjes së cilësisë së edukimit dhe zhvillimit profesional të studentëve

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular