Banka e Shqipërisë njofton qytetarët se po qarkullojnë mesazhe mashtruese (phishing) që përdorin emrin e saj. Në këto mesazhe pretendohet se llogaria bankare e marrësit është pezulluar dhe i kërkohet të klikojë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.
Këto mesazhe janë të rreme. Ato synojnë të përvetësojnë të dhëna personale dhe bankare duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë.
Nëse merrni një mesazh të tillë:
• Mos klikoni në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos iu përgjigjni atij.
• Mos jepni të dhëna personale, të dhëna të kartës bankare, fjalëkalime, PIN ose kode njëpërdorimëshe.
• Nëse keni dhënë të dhëna ose vini re veprime të paautorizuara në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë bankën tuaj përmes kanaleve të saj zyrtare.
• Raportoni çdo mesazh të tillë pranë organeve kompetente.







