Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mbasdites “Ditari” në TëVë1 përkatësisht mbi zhvillimet ndërkombëtare ku spikat propozimi i fundit Iranian ndaj palës Amerikane mbi fundin e konfliktit.
Sipas Gjinalit, propozimet e Iranit janë një kartë politike ku vullneti për marrëveshje mungon dhe SHBA nuk mund të pranojë propozime me qasje maksimaliste të cilat largojnë proçesin e negociatave dhe nuk ndihmojnë në përafrimin mes palëve.
Gjinali nënvizoi që qasja destruktive e lidershipit të Gardës Revolucionare për ngushticën e Hormuzit, përkatësisht bllokada e kultivuar do të shndërrohet në një bumerang afatmesëm ndaj regjimit në tërësi. Në fund, Gjinali konfirmoi që propozimet Iraniane janë një kartë politike për komunikimin politik në skenën ndërkombëtare në koherencë me përcjelljen e frymës ofensive tek satelitët në rajon dhe mundësi për të përftuar kohë politike ku mundësia e marrëveshjes parashihet e largët.







