Për më shumë se 1 orë kreu i PS-së dhe njëherazi kryeministri Edi Rama, foli në Asamblenë e Partisë Socialiste që filloi me dyer të mbyllura.
Burime nga gazetarët që ndodhen në terren bëjnë me dije se Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia të hidhet në votim.
Shekulli mëson se gjatë kohës që mbledhja ishte me dyer të mbyllura, Spiropali ka mbajtur një fjalim kundër Ramës për mënyrën sesi po drejtohet partia dhe pas kësaj kryesocialisti ka propozuar menjëherë votimin për shkarkimin e saj nga PS-ja.
Rama mësohet të ketë thënë për Erion Veliajn: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura.” Ndreca është avokati i Veliajt dhe më herët ai tregoi se ishte përplasur me Ramën në bisedat telefonike. Mësohet se Ndreca nuk është i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025, teksa ky i fundit i dërgoinje leter Asamblesë së PS-së për të nisur një mocion mosbesimi për Ramën.







