Kombëtarja shqiptare luan këtë të diel, 15 nëntor, duelin vendimtar ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në Grupin C1 dhe do të vendosë vendin e parë në renditje dhe kombëtaren që ngjitet në Ligën B. Shqipëria vjen si kryesuese e grupit C1 në Ligën e Kombeve, me 12 pikë. Bjellorusia ndjek në vendin e dytë me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B. Ndeshja në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Hungarisë, do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të dënimit të dhënë ndaj Bjellorusisë nga UEFA. Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pasditen e kësaj të diele, nga ora 18:00 ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.







