HomeKronikeKjo është doktoresha nga Tetova që humbi jetën në aksidentin tragjik ne...

Kjo është doktoresha nga Tetova që humbi jetën në aksidentin tragjik ne rrugen e Arbërit pranë tunelit të Murrizit. Spitali Klinik me mesazh prekës

Advertismentspot_img

42-vjeçarja Maltina Ferati nga Tetova është njëra nga dy viktimat e aksidentit tragjik pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në mesin e viktimave është edhe 42-vjeçarja nga Tetova, doktoresha Maltina Ferati, e cila në momentin e aksidentit udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në përplasje. Viktima tjetër është identifikuar si Bledian Osmani, gjithashtu 42 vjeç.

Sipas informacioneve të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15. Përveç dy viktimave, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për kontroll dhe trajtim mjekësor.

Lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të doktoreshës Ferati ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në mesin e kolegëve të saj në Tetovë. Spitali Klinik i Tetovës ka publikuar një letër ngushëllimi, përmes së cilës ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e koleges së tyre.

Maltina Ferati ishte pjesë e rëndësishme e këtij institucioni shëndetësor, ku ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë.

Nga Spitali Klinik i Tetovës e kanë kujtuar me vlerësim për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar gjatë punës, duke theksuar se ajo do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe për buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë për t’u shërbyer të tjerëve.

“Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Në fund, Spitali Klinik i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të doktoreshës Maltina Ferati.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular