U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, katër duelet e vlefshme për Ligën A, ku u shënuan në total plot 16 gola.
Spikasin triumfet e Belgjikës dhe Anglisë respektivisht ndaj Italisë dhe Spanjës, ndërkohë në duelet e tjera, Kroacia dhe Franca bënë detyrën në shtëpi, duke fituar me shifrat 2 me 1 ndaj Çekisë dhe Turqisë. Duele spektakolare, që prodhuan gola me shumicë si dhe surpriza interesante.
REZULTATET:
SPANJË-ANGLI 2-3
Ojarzabal 65′ (p), Uilliams 75′ / Kejn 45′ (p), Konsa 53′, Uajt 57′
KROACI-ÇEKI 2-1
Perisiç 2′, Majer 87′ / Holzek 84′
BELGJIKË-ITALI 4-1
De Kuiper 15′, Ngoi 22′, Doku 26′, Moreira 80′ / P.Espozito 11′
FRANCË-TURQI 2-1
Topçu 49′ (autogol), Krupi 80′ / Bardakçi 90′







