HomeKronikeNdjekja e policisë si në filma përfundon në tragjedi në Britani, dy...

Ndjekja e policisë si në filma përfundon në tragjedi në Britani, dy të vdekur dhe katër të arrestuar

Advertismentspot_img

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në qytetin e Leeds, në Britaninë e Madhe, pasi një automjet i përfshirë në një ndjekje policore u përplas me një makinë tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:44 të së dielës, më 15 nëntor, në rrugën Gelderd Road. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti BMW nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua, duke shkaktuar nisjen e ndjekjes policore.

Gjatë tentativës për t’u larguar, BMW-ja u përplas me një automjet Volkswagen Scirocco, ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 22-vjeçar i Volkswagen-it humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjerja 23-vjeçare ndërroi jetë më vonë në spital. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona drejtuesi 39-vjeçar i BMW-së, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe një vajzë 16-vjeçare.

Sipas autoriteteve, 39-vjeçari dyshohet për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit, si dhe për drejtim nën ndikimin e kanabisit. Tre të miturit ndodheshin gjithashtu në BMW dhe u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rasti i është referuar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), e cila do të hetojë rrethanat e ndjekjes policore dhe aksidentit fatal.

Policia britanike u ka bërë thirrje dëshmitarëve dhe personave që disponojnë pamje filmike nga kamerat e automjeteve që të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular