HomeBotaVdes “Kumbari”, bosi i njohur i drogës në Meksikë, bashkëpunëtor me Escobar!...

Vdes “Kumbari”, bosi i njohur i drogës në Meksikë, bashkëpunëtor me Escobar! Karteli i tij dominoi trafikun e kokainës në vitet 1980

Advertismentspot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare Miguel Angel Felix Gallardo, një prej emrave më të njohur të trafikut ndërkombëtar të drogës në histori. I njohur me nofkën “Kumbari” dhe “Bosi i bosëve”, ai ndërroi jetë në spital, ndërsa prej vitit 1989 ndodhej në paraburgim dhe më pas në burgjet shtetërore të Meksikës, raporton BBC.

Miguel Angel Felix Gallardo1

Felix Gallardo ishte drejtuesi i kartelit të fuqishëm të Guadalajara-s, i cili dominoi trafikun e drogës në Meksikë gjatë viteve 1980, në kulmin e bumit të kokainës.

Ai konsiderohet si një prej personave që ndryshuan mënyrën e funksionimit të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, duke krijuar një aleancë mes organizatave kriminale kolumbiane dhe kartelit meksikan që drejtonte.

Përmes bashkëpunimit me kartelet kolumbiane, veçanërisht me Kartelin e Medellín-it të drejtuar nga Pablo Escobar, Felix Gallardo organizoi një sistem ku kokaina prodhohej në rajonin e Andeve dhe më pas transportohej përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara.

Në kulmin e aktivitetit të tij, vlerësohet se rreth 80 për qind e kokainës që hynte në SHBA vinte nga Karteli i Medellín-it, ndërsa organizata e Félix Gallardo-s luante një rol të rëndësishëm në transportimin dhe kontrabandimin e saj.

miguel

Ndikimi i Kartelit të Guadalajara-s nuk kufizohej vetëm te trafiku i drogës. Nën drejtimin e tij, organizata kriminale arriti të shtrinte ndikimin edhe në politikën meksikane dhe strukturat e zbatimit të ligjit, duke kontrolluar rrjete të tëra policore dhe duke ushtruar ndikim në nivele të larta të administratës shtetërore.

Emri i Miguel Angel Felix Gallardo-s mbetet një prej më të përmendurve në historinë e trafikut ndërkombëtar të drogës, krahas figurave si Pablo Escobar. Sistemi i bashkëpunimit mes karteleve kolumbiane dhe atyre meksikane që ai ndihmoi të krijohej la gjurmë të thella në organizimin e trafikut të narkotikëve, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular