HomeAktualitetVIDEO/Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetes së partisë së Vuçiçit i hedhin...

VIDEO/Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetes së partisë së Vuçiçit i hedhin kos në kokë

Advertismentspot_img

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Serbisë, gjatë hyrjes së deputetëve për seancën inauguruese të legjislaturës së re. Deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiç, Lidija Vukiceviç, e cila është edhe aktore, është sulmuar nga një mbështetës i Listës Studentore, i cili i ka hedhur kos në kokë teksa ajo po hynte në godinën e Parlamentit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, më 17 nëntor, në hyrje të godinës së Kuvendit të Serbisë, ku po zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së re. Sipas raportimeve të mediave serbe, personi që iu afrua deputetes i hodhi kos në flokë, ndërsa ajo po ngjiste shkallët e hyrjes kryesore.

Pas incidentit, Aleksandar Vuçiç deklaroi se rreth 560 përfaqësues dhe mbështetës të Listës Studentore kishin sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputetë që kanë qëndrime të ndryshme politike. Ai akuzoi gjithashtu policinë e pranishme se nuk kishte ndërhyrë për të parandaluar incidentet. Sipas Vuçiçit, Vukiceviç ishte tërhequr edhe nga flokët dhe nga beli përpara se t’i hidhej kosi.

SNS-ja e Vuçiçit është tashmë në opozitë, pasi Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet në zgjedhjet e 25 tetorit, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes së kësaj partie.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular