Veç golit, që ishte i dyti pas atij ndaj Serbisë në debutim, shqiptari ka dhuruar sot edhe dy asiste.
Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Holandën me rezultatin e thellë 5-0. Protagonist i kësaj fitoreje historike ishte edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike.
Në mbrëmjen e madhe të skuadrës gjermane, Gruda e nisi takimin si titullar dhe arriti të linte gjurmën e tij në fushën e lojës, duke kontribuar drejtpërdrejt në tre prej pesë golave të shënuar nga Gjermania.
22-vjeçari realizoi golin e pestë të takimit, ndërsa ishte protagonist edhe në dy gola të tjerë. Fillimisht, ai asistoi për Nico Schlotterbeck, ndërsa më pas shërbeu sërish për Florian Wirtz, i cili realizoi golin e katërt të gjermanëve.
Gruda kishte treguar formë të shkëlqyer edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë, ku kishte gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 1-3 të Gjermanisë.
Me këtë sukses bindës ndaj Holandës, Gjermania e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë, ndërsa Brajan Gruda konfirmon gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij në përfaqësuesen gjermane.







