Kryetari aktual i Bashkisë Fushë-Arrëz shpreh gatishmërinë për të garuar edhe në Pukë, ndërsa kandidaturën përfundimtare ia lë në dorë anëtarësisë së Partisë Demokratike përmes procesit të primareve.
Hile Curri shfaq ambicien për të qenë pjesë e garës elektorale të 9 majit bashkine e madhe te Pukës. Në këtë të fundit, kandidimi i tij do të përbënte një sfidë për Rrok Dodajn.
Duke komentuar zgjedhjet e ardhshme, Curri u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në procesin zgjedhor, pavarësisht vështirësive. Ai theksoi se është i gatshëm të kandidojë për të dyja bashkitë, nëse ky është vullneti i anëtarësisë.
Deklarata e plotë e Hile Currit:
“Është një moment i vështirë, por opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të hyjë në zgjedhje.
Në qoftë se do të ketë, këto dy bashki do të kenë primare, si e ka statuti primaren, dhe vullneti i anëtarësisë do të jetë që unë të kandidoj për të dy bashkitë.
Absolutisht, se janë dy, është dy herë patriotike kjo. E para, që t’ua kthej dinjitetin e këtyre komuniteteve, i cili është i marrë për këmbësh, është i lënë mbas dore dhe është me padrejtësinë më të madhe.
Kjo i jep çdo kandidati, i jep dy herë mundësi për të qenë shumë i fortë në garë, pra për të marrë shumë seriozisht garën.
Po kjo mbetet në vullnetin e anëtarësisë. Në qoftë se anëtarësia vendos për mua, për shembull, unë do t’i bindem vullnetit të anëtarësisë.”







