HomeSocialeKonfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri! Pacienti shtetas i huaj,...

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri! Pacienti shtetas i huaj, izolohet tek QSUT

Advertismentspot_img

Rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur

Në Shqipëri është konfirmuar rasti i parë me sëmundjen e malaries. 

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të. 

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur. 

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular