HomeLifestyleE lidhur me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Kanita flet...

E lidhur me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Kanita flet për herë të parë për privatësinë në dashuri

Advertismentspot_img

Ndonëse jeta sentimentale e personazheve të njohur shpesh bëhet pjesë e interesit publik, Kanita duket se ka zgjedhur të ndjekë një tjetër rrugë. Këngëtarja shqiptare preferon t’i mbajë larg vëmendjes marrëdhëniet personale, duke mos ndarë me publikun detaje nga kjo pjesë e jetës së saj.

Gjatë një interviste në TAR, ajo u pyet për këtë zgjedhje dhe shpjegoi se privatësia i jep qetësi, ndërsa theksoi se nuk dëshiron që të tjerët të kenë hapësirë për të ndërhyrë në gjërat që i përkasin vetëm asaj.

“Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, u shpreh Kanita.

Këngëtarja është përfolur për lidhjen me Besar Metën, djalin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, megjithatë duket se nuk ka ndërmend ta kthejë romancën e saj në një temë diskutimi publik. Për të, disa gjëra kanë më shumë vlerë kur mbeten vetëm mes njerëzve që i përjetojnë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular