HomeRajoniRaporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta...

Raporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë. Ja ku renditet Shqipëria

Advertismentspot_img

Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë për sigurinë dhe rendin publik, sipas raportit më të fundit Global Safety Report 2026, të publikuar nga organizata amerikane Gallup.

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit (Law and Order Index), Kosova ka grumbulluar 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në nivel global dhe të pestin në kontinentin evropian.

Në krye të renditjes evropiane qëndron Islanda me 93 pikë, e ndjekur nga Zvicra, Lituania dhe Norvegjia, të cilat kanë nga 91 pikë. Pas tyre renditet Kosova me 90 pikë, rezultat që e ndan me Danimarkën dhe Finlandën.

Sa i përket rajonit, Kosova ka rezultatin më të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet me 86 pikë, Mali i Zi me 84, Serbia me 82, Bosnja dhe Hercegovina me 79, ndërsa Maqedonia e Veriut me 78 pikë.

Lidhur me këtë vlerësim ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë renditje si një lajm të mirë për Kosovën.

“Lajm i mirë për Kosovën! Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon. Ajo forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular