HomeUncategorizedBie fasada e pallatit në Durrës, për pak sa nuk i merr...

Bie fasada e pallatit në Durrës, për pak sa nuk i merr jetën të resë, momenti kur shpëton mrekullisht

Advertismentspot_img

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur copat e fasadës bien fare pranë një vajze të re, e cila po kalonte në atë zonë

Një vajzë e re ka shpëtuar për pak nga një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi në lagjen nr. 1 të Durrësit. Pasditen e djeshme, elementë dekorativë të fasadës së një pallati shumëkatësh u shkëputën nga kati i 10-të dhe ranë me forcë në trotuar, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e kalimtarëve.

Fillimisht, rënia e materialeve shkaktoi dëme materiale, pasi një pjesë e tyre përfundoi mbi një automjet të parkuar përpara godinës. Por pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda, pasi në atë moment pranë pallatit po kalonte edhe një vajzë e re.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar çastet e frikshme, kur materialet dekorative shkëputen nga lartësia dhe bien fare pranë këmbësores, e cila arrin të largohet pa pësuar lëndime. Ajo i shpëtoi për mrekulli goditjes nga copat e fasadës, të cilat mund t’i kishin marrë jetën.

Flamur Bala, administrator dhe njëkohësisht banor i pallatit, ka deklaruar për mediat se autoritetet vendore janë njoftuar më herët për gjendjen e rrezikshme të elementëve dekorativë të fasadës. Sipas tij, këto materiale janë dëmtuar nga ndikimi i mjedisit detar dhe kripësia, ndërsa rrezikojnë të shkëputen edhe në pjesë të tjera të godinës.

Banorët kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet fasada, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të parandaluar një tjetër incident, i cili këtë herë mund të mos përfundonte pa pasoja në njerëz.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, ndërsa zona është rrethuar me shirit sigurie për të mbajtur larg kalimtarët. Zjarrfikësit kanë nisur monitorimin e fasadës për të vlerësuar gjendjen e elementëve të tjerë dekorativë dhe për të shmangur shkëputjen e tyre.

Administratori ka kërkuar gjithashtu mbështetjen financiare të Bashkisë së Durrësit për një ndërhyrje të specializuar dhe riparimin e fasadës, duke paralajmëruar se rreziku mbetet ende i pranishëm. Pallati ndodhet në rrugën e Currilave, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, një zonë ku qarkullojnë çdo ditë shumë qytetarë dhe studentë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular