HomePolitikeVeliaj letër Ballukut nga paraburgimi i Fierit: Po dorëzohem tek ju në...

Veliaj letër Ballukut nga paraburgimi i Fierit: Po dorëzohem tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’. Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë

Advertismentspot_img

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar një letër publike Belinda Ballukut nga paraburgimi i Fierit sot më 20 nëntor, ku ndodhet prej rreth një muaji.

Veliaj i drejtohet Ballukut si drejtuese e Qarkut të Fierit, duke i kërkuar të ndërhyjë për miratimin e një operacioni në këmbë, të cilin kërkon ta kryejë në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes.

Në letër, Veliaj pretendon se prej një muaji ndodhet me këmbën e thyer dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale. Ai thotë se kërkesat e përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, nuk kanë marrë përgjigje.

Kryebashkiaku shprehet se ka dëgjuar se “kryeministri nuk merr më vendime dhe se problemet mund të zgjidhen vetëm nga Belinda Balluku”. “

Veliaj shprehet se do të shkojë tek Balluku si gjithë shqiptarët, në Ditën e “Pranisë Besnike”.

Në fund të letrës, Veliaj e mbyll mesazhin me fjalët e përdorura më herët nga Rama për të: “Socialisti me duar të lidhura“.

Postimi i kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

Erion Veliaj

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular