HomeAktualitetVeliaj firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe...

Veliaj firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve. Në proces largimi edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

Advertismentspot_img

Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po shoqërohen me lëvizje në administratën e Bashkisë së Tiranës.

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj ka firmosur shkarkimin e dy drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë. Bëhet fjalë për Rigers Sheqerin, i cili mbante detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë. Ndërkohë, në proces largimi nga detyra raportohet se është edhe Elona Lalaj, drejtoreshë e Policisë Bashkiake.

Lëvizjet në administratë vijnë në një moment kur raportet mes Veliajt dhe Ramës janë tensionuar ndjeshëm, ndërsa përplasjet janë bërë gjithnjë e më të dukshme edhe brenda Partisë Socialiste.

Së fundmi, Veliaj ka pretenduar se gjatë qëndrimit në paraburgim është kërcënuar në emër të kryeministrit, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit ka konfirmuar takimin me kryebashkiakun, por ka mohuar t’i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese.

Ndërkohë, Rama ka konfirmuar edhe përjashtimin e Plarent Ndrecës nga strukturat e Partisë Socialiste.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular