Kevin Dodaj ka realizuar një gol spektakolar, duke qenë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 dërgoi topin në rrjetë me një goditje fluturimthi, menjëherë pas nisjes së minutave shtesë.
Goli i talentit kuqezi i jep një shtysë të rëndësishme skuadrës në garën për titullin kampion.
Kevin Dodaj luan si sulmues për klubin e ligës së parë Lechia Gdańsk në Poloni, në formë huazimi nga CSKA Sofia.









