Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocional, duke folur për mënyrën se si ndryshon qëndrimi i njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.
Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, Marku ka treguar se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe urime, ndërsa pas një humbjeje vetëm një person u kujdes ta kontaktonte.
Bëhet fjalë për nënën e tij, e cila ishte e vetmja që e telefonoi në atë moment të vështirë.
“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh Marku.
Me këtë deklaratë, boksieri përcolli një mesazh emocional për rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh jo vetëm në momentet e suksesit, por sidomos kur përballemi me vështirësi.









