HomeAktualitetDrejtori i Burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon...

Drejtori i Burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen

Advertismentspot_img

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti, pasi kryebashkiaku refuzoi të paraqitej në Spitalin Memorial për ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuar për nesër. Qalliu tha se Veliaj e kishte argumentuar vendimin me faktin se “nuk është gati”.

“Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore. Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Burgut të Fierit, Arben Qalliu.

Veliaj ka dhënë një tjetër shpjegim për refuzimin. Ai tha se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi ndërhyrjen dhe se këmbëngul të operohet në Tiranë.

“Unë i jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk i beson kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se e internoi në Fier dhe se nuk pranon të operohet në një spital që, sipas tij, i është imponuar nga kryeministri.

Erion Veliaj vijon përplasjet me Burgjet që prej ditës që u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit. Kryebashkiaku është i pandehur për 13 akuza penale dhe po gjykohet në GJKKO, teksa ndodhet në qeli që nga shkurti i vitit 2025.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular