HomeKronikeEMRAT/ Vihen në pranga 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë...

EMRAT/ Vihen në pranga 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe një gardist. Lëviznin me makinë të blinduar e armë

Advertismentspot_img

Përveç armëve, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga efektivët e policisë, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari Ilir Shyti.

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, në kryeqytet.

Në mesin e të arrestuarve janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasit Erion Ramaj, 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, Ilir Shyti, 28 vjeç, Leonard Murataj, 42 vjeç, ushtarak, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç, ushtarak.

Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, në të cilin udhëtonin katër personat, policia gjeti një pistoletë në një çantë të zezë të vendosur në pjesën e pasme të makinës.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, punonjësit të Gardës së Republikës, Erion Ramaj, iu gjet një tjetër armë zjarri pistoletë.

Përveç armëve, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga efektivët e policisë, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari Ilir Shyti.

Ilir Shyti është djali i Roland Shytit, i njohur si “Mustaqekuqi”, një prej emrave të përfshirë në procesin gjyqësor të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, dosje që për vite me radhë ka qenë ndër më të bujshmet e drejtësisë shqiptare. Roland Shyti u dënua gjatë këtij procesi, por më pas u shpall i pafajshëm.

Vitet e fundit, emri i tij është rikthyer në debatin politik, pasi opozita e ka akuzuar publikisht si person me ndikim të fortë në Bashkinë e Lushnjës, madje duke e cilësuar si njeriun që kontrollon vendimmarrjen në këtë institucion. Këto mbeten akuza politike dhe jo fakte të provuara gjyqësisht

Për armën e gjetur gjatë kontrollit fizik të punonjësit të Gardës së Republikës po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Katër shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular