HomeBotaPanik në një shkollë të mesme në Francë, shpërthen një mjet piroteknik,...

Panik në një shkollë të mesme në Francë, shpërthen një mjet piroteknik, plagosen rreth 40 nxënës

Advertismentspot_img

Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e së hënës, 23 nëntor, në gjimnazin “La Martinière Monplaisir” në Lion të Francës, ku rreth 40 nxënës kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mjeti piroteknik në ambientet e shkollës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, gjatë pushimit mes orëve të mësimit, kur një mjet piroteknik u ndez dhe më pas u hodh në mes të sallës së pritjes së shkollës, duke shkaktuar panik mes nxënësve.

Sipas drejtorit të institucionit, rreth 40 nxënës pësuan lëndime të lehta ose u gjendën në gjendje shoku dhe morën ndihmën e parë në infermierinë e shkollës.

Në një mesazh drejtuar prindërve, drejtori bëri me dije se dy nxënës janë identifikuar si autorë të ngjarjes dhe janë arrestuar nga autoritetet.

Ndërkohë, pas incidentit, mësuesit e shkollës kanë vendosur të ndërpresin punën gjatë pjesës së pasdites, duke ushtruar të drejtën e tyre për të mos vijuar mësimin.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë institucion arsimor. Sipas raportimeve të medias franceze “Le Progrès”, të enjten e kaluar, këshilltarja kryesore e arsimit dhe drejtori i gjimnazit “La Martinière Monplaisir” kishin mbetur të plagosur pasi një ose disa mjete piroteknike ishin hedhur brenda ambienteve të shkollës.

Ngjarjet e njëpasnjëshme kanë ngritur shqetësime për sigurinë në institucionin arsimor, ndërsa autoritetet po merren me rastin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular