HomeUncategorizedLamtumira për Alush Dragoshin/Mesazhi prekës i Ahmet Prençit: Një ikonë e urtësisë...

Lamtumira për Alush Dragoshin/Mesazhi prekës i Ahmet Prençit: Një ikonë e urtësisë dhe e korrektësisë, model i ndershmërisë dhe integritetit. Nuk u mburr kurrë, nuk u përfol për abuzim me pushtetin

Advertismentspot_img

Ndarja nga jeta në moshën 77-vjeçare e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Alush Dragoshi, ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga institucione dhe persona që e kanë njohur nga afër.

Dragoshi, i cili drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme në periudhën 1992-1997, gjatë viteve të para të tranzicionit demokratik, u nda nga jeta më 22 nëntor.

Prokuroria e Përgjithshme, në mesazhin e saj të ngushëllimit, e ka kujtuar si një nga figurat e drejtësisë shqiptare të asaj periudhe, duke vlerësuar kontributin e tij në drejtimin e institucionit në një kohë të vështirë për vendin dhe sistemin e drejtësisë.

“Z. Alush Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare në vitet e para të tranzicionit demokratik (1992-1997), duke dhënë kontributin e tij në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin” thuhet në mesazhin e Prokurorisë së Përgjithshme

Një dedikim të veçantë ka ndarë edhe Ahmet Prençi, i cili në një mesazh të gjatë ka kujtuar marrëdhënien personale dhe profesionale me ish-kryeprokurorin, duke e cilësuar atë si një model të ndershmërisë, korrektësisë dhe integritetit.

Prençi tregon se ishte vetëm 23 vjeç kur Dragoshi i dha mundësinë të punonte pranë tij, një gjest që, siç shprehet, nuk e ka harruar kurrë dhe që e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës.

Ai thekson se Dragoshi ishte një nga të paktët drejtues që, sipas tij, nuk u përfol për abuzim me pushtetin dhe që e ushtroi detyrën me dinjitet, pa kërkuar vëmendjen e kamerave apo të publikut.

Në mesazhin e tij, ai kujton gjithashtu modestinë e ish-kryeprokurorit edhe pas largimit nga detyra, duke vënë në dukje se nuk e dëgjoi kurrë të mburrej për arritjet e tij profesionale

“Alush Dragoshi mbetet një ikonë e urtësisë dhe e korrektësisë për të gjithë zyrtarët e shtetit, dhe një dritë e qetë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim”, shprehet Prençi në dedikimin e tij.

Statusi i plote i Ahmet Prençit

Në kujtim të Alush Dragoshit

Ky lajm më mbërriti si një fjalë shumë e rëndë, që të ndal frymën dhe të kthen pas në kohë. I tillë ishte për mua lajmi i ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit. Me të, diçka u shua jo vetëm në jetën time, por edhe në kujtesën e një brezi të tërë njerëzish që i shërbyen dhe i shërbejnë drejtësisë.

Në këto tridhjetë e gjashtë vite kam parë shumë njerëz të vijnë e të ikin nga karriget e pushtetit. Shumë pak prej tyre kanë lënë pas një emër të pastër. Alush Dragoshi ishte një nga ata të rrallët: një titullar institucioni që kurrë nuk u përfol për abuzim me pushtetin, që kurrë nuk e tradhtoi peshën e detyrës që mbante mbi supe. Për mua ai nuk ishte thjesht një zyrtar i lartë i shtetit. Ishte një model, një pikë referimi, një busull e heshtur.

Isha vetëm 23 vjeç kur ai ma zgjati dorën. Si vartës i tij ndjeva atë dorë të qetë që të mbështet pa e bërë zhurmë, që të beson para se ta kesh merituar plotësisht. Atë gjest nuk e kam harruar kurrë. E kam mbajtur me vete në çdo hap të karrierës sime, e kam kujtuar në çdo vendim të vështirë, dhe jam përpjekur ta bëj pjesë të sjelljes sime, si zyrtarë dhe si qytetarë. I kam qenë dhe do t’i mbetem mirënjohës përjetë këtij burri të urtë, të ndershëm, korrekt dhe të përkushtuar.

Ai nuk e kërkoi kurrë dritën e kamerave. Nuk e pashë asnjëherë të dilte nëpër televizione për t’u mburrur. E bëri punën e tij në heshtje, ashtu siç bëjnë njerëzit që nuk kanë nevojë të rreklamojnë asgjë, dha kontributin e tij dhe u largua me dorëheqje, me dinjitetin e atyre që dinë kur të ikin. Për hetuesit dhe prokurorët e Republikës ai mbeti një mësim i gjallë: se si administrohet një detyrë që të është besuar dhe si duhet të sillesh në shoqëri si qytetar model.

Edhe pasi u largua nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në bisedat tona nuk e dëgjova kurrë të fliste me mburrje për atë që kishte bërë. Kishte një modesti që të prekte, një mençuri e maturi që të bënte të doje ta ndiqje, dhe atë humor e ironi të hollë që i përket trevës së Lumës, prej nga vinte. Ai na tregoi se si mbahet pushteti kur je në karrige, dhe, ndoshta edhe më e rrallë, si jeton me nder kur kthehesh të jesh një qytetar i thjeshtë.

Një sëmundje e rëndë ia mori jetën, por nuk mundi t’ia marrë atë që la pas. Alush Dragoshi mbetet një ikonë e urtësisë dhe e korrektësisë për të gjithë zyrtarët e shtetit, dhe një dritë e qetë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim.

Lamtumirë, Z. Dragoshi. Ju falënderoj për dorën që më zgjatët dikur dhe për shembullin që më dhatë për një jetë të tërë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

E kërkova kudo një fotografi të tij zyrtare dhe nuk e gjeta. Edhe kjo flet shumë për modestinë e ti

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular