HomeKronikeTragjike në aksin Elbasan - Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin. Arrestohet...

Tragjike në aksin Elbasan – Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin. Arrestohet shoferi 21-vjeçar

Advertismentspot_img

Një aksident ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për fat të keq me një viktimë.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi O. M., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular