Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën e Veliajt për t’iu nënshtruar ndërhyrjes në këmbë në një spital privat.
Gjykata deklaroi se nuk është kompetencë e gjykatës që të shprehet për këtë kërkesë, por përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për trajtimin shëndetësor të të burgosurve dhe paraburgosurve.
“Me gjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të Prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, shkruante Veliaj në letrën e dërguar sot në GJKKO, përmes avokatit të tij.









