HomeSportIgli Tare pëlqehet nga sheiku i PSG-së, postimi i ish-sulmuesit e afron...

Igli Tare pëlqehet nga sheiku i PSG-së, postimi i ish-sulmuesit e afron me kampionët e Francës

Advertismentspot_img

Emri i Tares rreth PSG-së është përmendur dhe më herët, në vitin 2022

Për Igli Taren janë shfaqur sirena pariziene në horizont. “Shkëndijat” kanë nisur me një postim në instagram të Edvin Muratit, i cili e lidh ish-drejtorin sportiv të Lazio dhe Milan me skuadrën pariziene Paris Saint Germain. 

Murati ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqen Igli Tare dhe presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi. Ajo që tërheq vëmendjen është mbishkrimi i shkurtër i Muratit: “Gooooooo”.  

Igli Tare pëlqehet nga sheiku i PSG-së, postimi i ish-sulmuesit e

Murati ka luajtur më parëme fanellën e PSG-së dhe ruan një marrëdhënie të afërt me presidentin Al-Khelaifi dhe me ambientin e klubit francez. Kjo ka bërë që të shtohen aludimet se Tare mund të përzgjidhet si drejtor sportiv i ekipit kampion të europës në fuqi. 

Emri i Tares rreth PSG-së është përmendur dhe më herët, në vitin 2022. Në atë periudhë, pasiguritë mbi të ardhmen e Leonardo-s në postin e drejtuesit sportiv të PSG-së bënë që në mediat franceze dhe italiane të qarkullonin disa emra për zëvendësimin e tij. Mes kandidatëve të përmendur ishte edhe Igli Tare, i cili në atë kohë drejtonte merkaton e Lazios. Por në fund, bahskimi nuk ndodhi. 

Kujtojmë se Tare ishte drejtor sportiv i Milanit sezonin e fundit, nga ku u shkarkua pasi klubi italian nuk arriti të kualifikohej në Champions League. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular