HomeAktualitetErvin Baku flet për aksidentin në qendër të Tiranës: Pak centimetra më...

Ervin Baku flet për aksidentin në qendër të Tiranës: Pak centimetra më ndanë nga vdekja, më shpëtoi Zoti

Advertismentspot_img

Gazetari sportiv Ervin Baku ka reaguar për herë të parë pesë ditë pas aksidentit të rëndë që pësoi pranë banesës së tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke ndarë me ndjekësit emocionet dhe përjetimet pas ngjarjes.

Baku u përplas nga një autobus me targa maqedonase, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Gazetari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë përmes mesazheve dhe mbështetjes, duke falenderuar në mënyrë të veçantë personelin mjekësor të Spitalit Ushtarak për kujdesin dhe trajtimin e treguar.

Ai thekson se jeta është gjëja më e çmuar dhe se në momentet e vështira kuptohet edhe më shumë vlera e pranisë, dashurisë dhe mbështetjes së njerëzve që kemi pranë.

“Ishin vetëm pak centimetra që ndanë jetën nga vdekja. Lavdi Zotit, falë mbrojtjes së Tij hyjnore, sot jam këtu për t’ju shkruar këto fjalë”, shkruan Baku.

Reagimi i plotë:

Të dashur kolegë, shokë, miq, bashkëqytetarë dhe të gjithë ata që më keni shkruar, telefonuar dhe qëndruar pranë këto ditë,
Sot, 5 ditë pas asaj ngjarjeje që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, ndiej se ju detyrohem disa fjalë.

Pësova një aksident të rëndë automobilistik, ku u godita nga një autobus me targa maqedonase. Ishin vetëm pak centimetra që ndanë jetën nga vdekja. Lavdi Zotit, falë mbrojtjes së Tij hyjnore, sot jam këtu për t’ju shkruar këto fjalë.

Tronditja ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Janë momente që të bëjnë të reflektosh thellë mbi jetën, mbi brishtësinë e saj dhe mbi vlerën e jashtëzakonshme të çdo dite.

Por, në këto pesë ditë, krahas tronditjes, kam përjetuar edhe diçka jashtëzakonisht të mirë dhe bukur: Një uragan të madh solidariteti, dashurie dhe mbështetjeje.

Dua të falënderoj nga zemra qindra e qindra njerëz që më kanë telefonuar, më kanë shkruar dhe më kanë shprehur shqetësimin e dashamirësinë e tyre. Çdo mesazh, çdo telefonatë dhe çdo fjalë e mirë ka qenë një inkurajim dhe mbështetje e madhe për mua!

Ndoshta nuk do të arrij t’i përgjigjem secilit personalisht, por duhet dhe dua ta dini se mirënjohjen time e keni të gjithën. Ju falënderoj përzemërsisht!

Falënderoj gjithashtu stafin mjekësor të Spitalit Ushtarak për kujdesin e tyre maksimal! Jeta është e çmuar. Shoqëria, miqësia, solidariteti dhe njerzillëku janë vlera që marrin kuptimin e tyre të vërtetë pikërisht në momente të tillë.

Faleminderit që ishit pranë meje!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular