HomeAktualitetJeta Deda emërohet drejtuese ekzekutive e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pason në...

Jeta Deda emërohet drejtuese ekzekutive e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pason në detyrë Elisaveta Treskën

Advertismentspot_img

Jeta Deda do të jetë drejtuesja ekzekutive e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke pasuar në këtë detyrë Elisaveta Treskën. 

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila thotë se drejtuesja e re do të ketë përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e institucionit, me fokus forcimin e kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. 

“Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe  suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!”, thuhet ne njoftimin e ministrisë. 

Jeta Deda vjen në këtë detyrë pas një karriere në drejtimin e institucioneve publike. Prej nëntorit 2026, Deda ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Nga dhjetori 2023 deri në nëntor 2026, ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).  Më herët, nga dhjetori 2021 deri në nëntor 2023, ka drejtuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular