Kjo është makina që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 23 nëntorit, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Malit”. Ai u qëllua me armë zjarri teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital.
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të atentatit.
Selami Hasani ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte liruar nga burgu vetëm një javë para se të ekzekutohej, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2002 në Fier.
Nd









