HomeKronikeCaktohet seanca e parë paraprake për Belinda Ballukun dhe të pandehurit e...

Caktohet seanca e parë paraprake për Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë, ja kur do të mbahet

Advertismentspot_img

Është caktuar data e zhvillimit të seancës së parë paraprake për çështjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 28 të pandehurve të tjerë.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, seanca do të mbahet më 11 dhjetor 2026, në orën 10:00. Në këtë seancë pritet të nisë shqyrtimi paraprak i dosjes, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për kalimin e çështjes për gjykim.

Kërkesa është depozituar në GJKKO më 16 nëntor 2026 dhe përfshin, përveç Ballukut, edhe ish-zyrtarë të tjerë, persona të ndryshëm, si dhe dy subjekte tregtare: “Alko Impex General Construction” dhe “Eurocol” sh.p.k.

Seanca e 11 dhjetorit do të shënojë nisjen e shqyrtimit paraprak nga gjykata për të vendosur mbi vijimin e çështjes në fazën e gjykimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular