HomeAktualitetA do të rikthehet në politikë? Monika Kryemadhi: Nuk kam moral t’u...

A do të rikthehet në politikë? Monika Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

Advertismentspot_img

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për të ardhmen e saj politike dhe mundësinë e rikthimit në skenën politike, duke deklaruar se aktualisht nuk ndihet moralisht e gatshme t’u kërkojë votën qytetarëve.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Vizion Plus, në një bisedë me moderatorin Ylli Rakipi, Kryemadhi u pyet nëse ka hequr dorë përfundimisht nga politika.

Ajo u shpreh se për sa kohë është duke u përballur me një proces gjyqësor, nuk mund të angazhohet në politikë dhe as të kërkojë mbështetjen e qytetarëve përmes votës.

“Unë nuk kam të drejtë morale t’u kërkoj votë qytetarëve pa përfunduar gjyqi im. Morali im si ish-politikane nuk më lejon të dal të kërkoj votë. Kur të mbarojë procesi i gjyqit, kismet”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo theksoi se përballja ligjore nuk është vetëm personale, por përfshin edhe familjen e saj, duke shtuar se kjo situatë nuk i krijon hapësirën e nevojshme për t’u marrë me politikë.

Gjatë bisedës, Kryemadhi u pyet edhe për pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë në zgjedhjet e ardhshme lokale, por tha se nuk kishte informacion për këtë çështje.

Në vijim të intervistës, ish-deputetja komentoi edhe zhvillimet në opozitë, duke kritikuar mënyrën se si përfaqësues të saj po trajtojnë çështjet politike dhe temat që lidhen me drejtësinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular