HomeBotaBien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për...

Bien çdo 15 minuta ditë e natë, qyteti francez i ‘përçarë’ për shkak të kambanave të kishës

Advertismentspot_img

Këmbanat e një kishe kanë përçarë qytetin La Garnache në Francën perëndimore lidhur me përpjekjet për të heshtur kambanat, të cilat bien gjithë natën.

Që nga viti 1942, kulla e orës së ‘Notre-Dame de l’Assomption’ ka tingëlluar një himn të shekullit të tetë çdo 15 minuta ditë e natë. Midis orës 22:00 dhe 07:00 të mëngjesit, kambanat bien 37 herë, duke arritur në më shumë se 700 kambana individuale.

Tradicionalistët e qytetit thonë se tingulli është pjesë e trashëgimisë kulturore të Francës dhe akuzojnë të ardhurit se nuk kanë bërë kërkime para se të zhvendosen në qytet. Ata që jetojnë afër tij thonë se e tëra që duan është një gjumë i mirë natën.

Tani një përpjekje për të heshtur kambanat ka dështuar. Një votim për të vendosur fatin e tyre rezultoi në pjesëmarrjen e vetëm 749 banorëve nga 5,515 banorë të qytetit, nga të cilët tre të katërtat votuan që kambanat të vazhdojnë të bien.

“Bashkia e qytetit e ka vënë re rezultatin dhe falënderon të gjithë ata të La Garnache që morën pjesë”, thanë zyrtarët në një deklaratë.

Gjashtë kambanat u instaluan në shtator të vitit 1942. Ato luajnë një himn të kompozuar nga Saint Louis-Marie Grignion de Montfort, një prift breton i cili në vitin 1711 kaloi nëpër La Garnache, në jugperëndim të Nantes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular