HomeAktualitetZbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë/...

Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë/ Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme

Advertismentspot_img

Vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Prishtinë, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në gjendje të rënduar shëndetësore, u shoqërua me një sërë kufizimesh të vendosura nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në dokumentin e publikuar nga Dhoma e Specializuar bëhen të ditura 16 kushtet e sigurisë të propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kundërshtuar kërkesën e Krasniqit për të qëndruar gjatë gjithë vizitës në shtëpinë e tij me familjen.

Sipas kushteve, Krasniqi duhej të qëndronte gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës dhe në paraburgim kur nuk ishte duke zhvilluar vizitën. Ai nuk lejohej të qëndronte vetëm me asnjë person dhe duhej të ishte vazhdimisht brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së tyre.

Gjithashtu, atij nuk i lejohej të takohej me persona të paautorizuar, të kishte pajisje komunikimi, laps apo letër, si dhe të merrte apo dorëzonte sende te persona të tjerë.

Një tjetër kufizim kishte të bënte me ruajtjen e konfidencialitetit të vizitës. Krasniqi, familjarët dhe mbrojtësi i tij nuk duhej të informonin palë të treta për qëndrimin e tij në Kosovë dhe as të komunikonin me mediat apo të bënin deklarata publike lidhur me këtë çështje.

Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu që Krasniqi të mos diskutonte çështjen e tij gjyqësore me askënd, përveç mbrojtësit, të mos kishte kontakt me viktimat apo dëshmitarët dhe të mos ndërhynte në procedurat gjyqësore.

Në listën e kushteve parashikohej edhe mundësia që zyrtarët përcjellës ta ndërprisnin vizitën para afatit, nëse e konsideronin të nevojshme për arsye sigurie.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular