Nga Pjerin Ndreu
Romani “Ministri” i Ahmet Prençit!
Si gjithmonë, jam i surprizuar nga miku im Ahmet Prençi me romanet që sjell! Janë fragmente të jetës së shoqërisë sonë.
“Ministri” është një roman thriller, por thellësisht real në moralin që përcjell. Aty gjen drama dhe plagë të një shoqërie shpesh të keqpërdorur e të abuzuar!
Kam qenë edhe vetë aktor dhe viktimë e situatave të ngjashme. Politika ka kusure ndaj policisë, kusure që nuk i shlyen kurrë!
Në filozofinë e këtij romani gjej edhe një dilemë që më ka shoqëruar shumë herë në jetën time:
“A ia ka vlejtur e gjithë kjo? – pyeti veten. – A u vlejti shokëve të mi që dhanë jetën për më shumë siguri publike, për më shumë rregull, për më shumë drejtësi, për më shumë barazi, për më shumë liri, për më shumë progres? Po gjithë këto vite shërbimi, sakrificat, betimet për drejtësi, a ia vlejtën?”
Një dilemë që shkon përtej personazhit të romanit. Një pyetje që rëndon mbi ndërgjegjen e një shoqërie të tërë!
Urimet më të mira, miku im Ahmet, për këtë roman brilant, me kaq shumë qartësi, guxim dhe të vërteta që vrasin!
Një roman që nuk të lë vetëm me emocionin e leximit, por edhe me peshën e reflektimit!









