HomePolitikeA ka ende një rol për Lulzim Bashën? Rishfaqja në krah të...

A ka ende një rol për Lulzim Bashën? Rishfaqja në krah të diplomatit amerikan trazoi ujërat në skenën politike. Po përse ka shqetësim në PD?! Nga Naim Hasani

Advertismentspot_img

Nga Naim Hasani
Pas më shumë se një viti larg vëmendjes publike dhe zhvillimeve politike, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është rishfaqur në një aktivitet zyrtar, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për praninë e tij, por edhe për shoqërinë që kishte zgjedhur gjatë ceremonisë.

Basha ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë aktivitetit ai është parë pranë ambasadorit amerikan Eric P. Wendt, me të cilin ka zhvilluar edhe një bisedë që nuk kaloi pa u vënë re.

Por përtej një takimi protokollar, rishfaqja e Bashës mund të ketë një domethënie politike.

Pse duhet të shqetësohen në Partinë Demokratike?

Sepse Basha, pavarësisht tërheqjes nga skena politike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, mbetet një emër që ka drejtuar për vite me radhë PD-në dhe që ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me partnerët ndërkombëtarë.

Në një kohë kur Sali Berisha dhe drejtimi aktual i PD-së përpiqen të konsolidojnë pozitat e tyre dhe të përcaktojnë raportet me faktorin ndërkombëtar, dhe nuk po ia dalin pavaresisht milionave te hedhura, çdo rishfaqje e një ish-kreu të partisë, politikanit europian si Basha në krah të një përfaqësuesi të lartë diplomatik merr natyrshëm vëmendje politike.

A është kjo thjesht një bisedë në kuadër të një ceremonie zyrtare, apo një sinjal se Lulzim Basha nuk e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij politik?

Unë mendoj se Lulzim Basha duhet dhe do të jetë mjaft aktiv ne skenen politike shqiptare i mbështetur nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe BE dhe do te jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërise Europiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular