Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje, sot popullit, që në 2 mars të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, – tha Meta. – Cilat do të ejnë veprimet e Presidentit? Gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës!
Të jeni të sigurtë se kjo godinë, ky institucion, që është sot një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti I parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht, para popullit shqiptar, në bulevardin dëshmorët e Kombit, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar njëhërë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, të mafias ndërkombëtare që ka dhunuar sovranitetin ndërkombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qëndër të pastrimit të parave, në një qëndër operacionale të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar dhe njëkohësisht të shumë problemeve të tjera në Ballkan.