Nga Prof.As Taulanda Jupi
Protesta e maturantëve!
Të fyer e të thyer maturantët në protestë ndaj ministres së Arsimit dhe Shkencës Besa Shanini.
Të dëgjosh maturantët të revoltuar të protestojnë me thirrjen “ Besa na preve në besë” kupton qartë jo vetëm dështimin e Maturës Shtetërore, një nga proceset më të rëndësishëm të sistemit arsimor, por edhe dështimin dhe mungesën totale të strategjisë për të tejkaluar vështirësitë e imponuara nga pandemia #Covid-19.
Kërkesat e maturanteve të cilët rrefuzojnë që puna dhe mundi i tyre të bëhet kurban i papërgjegjshmerisë së ministres dhe drejtuesve përgjegjës për Maturën Shtetërore, shprehen se:
▶️provimet ishin një eksperiment total dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemet e modeleve dhe referimit që u janë ofruar maturantëve.
▶️pyetjete testit ishin shumë abstrakte, në formulin dhe ambiguitet përgjigjesh
▶️transparenca për mënyrën si është formuluar teza dhe personat që e kanë formuluar.
Dhe revolta e tyre vjen nga pyetje të tilla:
Turi me varkë u përball me një shkëmb të thepisur. Çfarë do të bënte Turi:
1- të kthente varkën
2- të dëgjonte këshillat e shokëve apo …..
Të dalim në mbështetje të tyre e të kërkojmë dorëheqjen e Ministres së Arsimit dhe stafit përgjegjës për paaftësi?!