HomeKronikeFOTO/Policia jep detajet e aksidentit të rëndë në Elbasan, si paraqitet gjendja...

FOTO/Policia jep detajet e aksidentit të rëndë në Elbasan, si paraqitet gjendja e te plagosurëve

spot_imgspot_img

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej shoferëve. Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit “Opel”, që fatmiresisht jane jashte rrezikut per jeten.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” makinat kanë dalë jashtë autstradës dhe njëra prej tyre ka përfunduar në një tokë të mbjellë me misër.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “.

aksident

aksident Elbasan-Peqinaksident Elbasan-Peqin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular