Home Blog Page 11

Zbardhet ngjarja tragjike në Shëngjin, Policia: 5 shtetas nga Kosova i mori dallga, dy të vdekur

0

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, ku disa persona rrezikuan të mbyteshin si pasojë e dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:30 shërbimet e Policisë u informuan se disa shtetas, të cilët kishin hyrë në det për t’u larë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Kufitare, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ekipet e emergjencës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me Policinë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Berisha: Jemi dakord me investimin në Zvërnec! Ata që qajnë janë një grup hipokritësh

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ka folur sërish për çështjen e Zvërnecit. Berisha tha se PD është plotësisht dakord dhe mbështet investimet e huaja.

Duke u ndalur dhe te Sazani, Berisha tha se ata që shqetësohen për ishullin janë një grup hipokritësh, pasi në Sazan nuk prishet asgjë. Më tej, në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se partia e tij  është partia që ka rritur sipërfaqen e zonave të mborjtura nga 3% në 16%.

E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë qëndrimin tonë, haptas me sinqeritet të plotë. Besoj se përputhet plotësisht me programin e PD. Kërkoj nga ju mirëkuptim, të kthehemi 2 apo 3 vite më parë kur është dhënë lajmi, që kompania ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë, plotësisht dakord. Pse? Sepse i ka paratë. Për mua interesi i vendit del mbi Ramën.  Sa i përket ishullit, ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh se në Sazan nuk prishet asgjë. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Ne mbështesim investimin e huaj, por qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit. Mjedisorëve u them se është kjo parti që zonat e mbrotjura i ka çuar nga 3-16%. Ky që ka ardhur pas ka hequr 110 mijë hektarë zona të mbrojtura nga bregu dhe i ka shtuar në malet pas Dajtit”, tha Berisha.

Pas transportit, edhe furrat e bukës shqetësim për POS: kufizojnë blerjet me kartë nën 1 mijë lekë

0

Pas shoqatave të transportit publik, shqetësimi për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve POS/POI për pagesa me kartë bankare është ngritur edhe nga prodhuesit e bukës.

Në një njoftim, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave ngre shqetësimin se për shkak të kostove të komisioneve bankare, shumë dyqane të tregtimit të bukës në vend nuk lejojnë blerjet me kartë për shuma nën 500 deri 1,000 lekë.

Në njoftim thuhet se bizneset po përballen me kosto të larta nga komisionet bankare në transaksionet elektronike, ndërsa disa subjekte kanë vendosur kufizime për përdorimin e kartës në blerje të vogla ose kanë informuar klientët për mbulimin e komisionit.

Sipas shoqatës, mospërdorimi i kartës bankare për blerje nën këtë vlerë mund të kufizojë ofrimin e shërbimit, sidomos për turistët e huaj, të cilët gjatë sezonit veror rrisin ndjeshëm kërkesën.

“Po vjen periudha e verës ku përdorimi i blerjeve me kartë nga turistët është rritur së tepërmi.

Shumë nga kolegët tanë ankohen se në këto blerje komisioni bankar merr një pjesë të konsiderueshme të fitimit. Ne po bëjmë kontakte institucionale, por secili biznes duhet të ndërmarrë hapa mbrojtës.

Disa kolegë po aplikojnë mospërdorimin e kartës deri në kuotën 500–1000 lekë, ose vendosjen e njoftimit që komisioni bankar të paguhet nga vetë klienti,” thuhet në njoftim.

Shoqata shton se bizneset mund të aplikojnë forma të tjera mbrojtëse në varësi të aktivitetit të tyre

Detyrimi për instalimin e POS-ve krijoi shqetësim dhe konfuzion edhe te operatorët e transportit publik.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngriti disa herë shqetësimin se procesi mbetet i paqartë për pagimin e kostove të komisioneve, ku vetëm kostot fikse për çdo transaksion të pagesës për biletën me çmim 40 lekë është 30 lekë. Por sipas shoqatës operatorët gjithashtu nuk janë ende gati për instalimin e pajisjeve, pasi teknikisht procesi është i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban.

Në transportin urban publik operatorët ende nuk kanë nisur të instalojnë POS-et. Pak ditë më parë nëpërmjet një kërkesë dërguar 13 bankave ata kërkuan të njihen me kostot e procesit, që nga komisionet për transaksionet bankare, instalimi i pajisjeve, kostoja e mirëmbajtjes etj.

Studimi: Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri deri në 30%

0

Ilaçet për humbje peshe mund të kenë një rol të rëndësishëm edhe në luftën kundër kancerit. Sipas disa studimeve të prezantuara në konferencën vjetore të American Society of Clinical Oncology në Çikago, këto medikamente lidhen me një ulje të ndjeshme të rrezikut për zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes.

Miliona persona në mbarë botën i përdorin tashmë këto barna për trajtimin e obezitetit, por të dhënat e reja sugjerojnë se përfitimet e tyre mund të shkojnë përtej kontrollit të peshës.

Një nga analizat kryesore tregoi se përdorimi i medikamenteve të tipit GLP-1 lidhej me një ulje prej 30% të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, krahasuar me personat që nuk i përdornin ato.

Në një tjetër studim, shtimi i këtyre barnave në trajtimin standard të kancerit të gjirit u shoqërua me një ulje prej 30% të rrezikut të vdekjes tek pacientët.

Ndërkohë, një studim i tretë, i kryer te pacientë me kancer gjiri, mushkërie, zorrësh dhe mëlçie, zbuloi se ata që përdornin ilaçe për humbje peshe kishin 38% deri në 50% më pak gjasa që sëmundja të përparonte në faza të avancuara.

Medikamentet GLP-1 janë një klasë barnash që imitojnë një hormon natyral në trup, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të oreksit. Fillimisht të përdorura për diabetin e tipit 2, ato janë bërë shumë të përhapura edhe për menaxhimin e peshës trupore.

Studiuesit theksojnë se efektet e këtyre ilaçeve mund të lidhen jo vetëm me humbjen e peshës, por edhe me ndikimin në procese si inflamacioni dhe funksionimi i sistemit imunitar, të cilat luajnë rol në zhvillimin e kancerit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht mekanizmat dhe për të përcaktuar nëse këto barna mund të përdoren drejtpërdrejt si pjesë e strategjive për parandalimin apo trajtimin e kancerit.

Interesi për këtë fushë po rritet ndjeshëm, ndërsa kërkimet vazhdojnë të hedhin dritë mbi potencialin e ri të ilaçeve për humbje peshe në mjekësinë moderne.

Maran gati për debutimin në stolin kuqezi, formacionet e Shqipëri-Izrael

0

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot, më 3 qershor, në orën 20:00 miqësoren kundër Izraelit.

Kjo do jetë edhe sfida e parë e trajnerit të ri, Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare.

Tekniku italian do debutojë në stolin kuqezi, pasi zëvendëson në këtë detyrë trajnerin brazilian Sylvinhon.

Pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.

Trajneri Maran ka zgjedhur në portë Sherrin, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Kurse në mesfushë tekniku italian ka preferuar Asllanin, Ramadanin dhe Laçin. Sulmi përbëhet nga treshja, Hoxha, Broja dhe Mehmeti.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Sherri, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Laçi, Broja, Mehmeti

Izraeli: Peretz, Dasa, Stoioanov, Lemkin, Revivo, Peretz, Kanicho, Gloukh, Turiel, Turgeman, Solomon