Home Blog Page 19475

Kosova, gati të hapë ambasada në 4 shtete të tjera

1

Brenda këtij viti, Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë 2019-s, do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës.

“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, sipas REL.

Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave”, thuhet në njoftim.

Ylli Manjani i drejtohet Lefter Kokës: Mos u bëj tub oksigjeni…

2

Ylli Manjani dhe Lefter Koka kanë qenë ndër eksponentët kryesorë të LSI-së. Koka u distancua nga qëndrimi politik i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi duke u shprehur kundër djegies së mandatit. Pas këtij vendimi të ish-kolegut të tij në qeverinë e Edi Ramës, Manjani i është drejtuar me një mesazh publik.

“Lefterit…
Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI. Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë. Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…” – shkruan Manjani në Facebook.

Profil/Jeta e ikonës së modës, Karl Lagerfeld (FOTO)

2

Karl Otto Lagerfeldt lindi në vitin 1933 në Gjermaninë e paraluftës
Lagerfeld lindi në Hamburg të Gjermanisë dhe ishte biri i biznesmenit Otto Lagerfeld dhe Elizabeth Bahlmann. Babai i tij kishte një kompani që prodhonte dhe importonte qumësht, ndërsa gjyshi i tij Karl Bahlmann ishte politikan vendas për Partinë Qendrore Katolike. Familja e tij i përkiste Kishës Katolike të Vjetër. Kur u takua me të atin, nëna e Lagerfeld ishte një shitëse nga Berlini. Prindërit e tij u martuan në vitin 1930. Lagerfeld ndryshoi mbiemrin e tij të parë nga Lagerfeldt, sepse ai besonte se ajo dukej “më komerciale”. Ai emigroi në Paris si një adoleshent i ri dhe u bë asistent i dizajnit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitet 1960. Ai filloi karrierën e tij të gjatë me Chanel në 1983, një dekadë pas vdekjes së Coco Chanel. Një vit më pas, ai nisi etiketën e emrit të tij. Lagerfeld ishte i njohur për pamjen e tij të veçantë në vitet e tij të mëvonshme, veshur rregullisht me kostume të errëta, një bisht të kalit dhe syze dielli të lyer. Lagerfeld tha për pamjen e tij: “Unë jam si një karikaturë e vetes, dhe më pëlqen kjo.”

Profil/ Elisa, vajza që di të përkëdhelë ëndrrën e shefit të vet

0

Të gjithë ata që i kanë ndenjur Edi Ramës pranë në ditët e vështira të protestës studentore dhe më pas gjatë vendimarrjes së vështirë për të ndryshuar 2/3 e qeverisë, kanë dëgjuar pareshtur një refren: do të ndërtojë një kabinet me njerëz të panjohur, që mos ketë bir kurve t’i akuzojë për korrupsion. Në emër të kësaj filozofie ikën njëri pas tjetrit të gjithë emrat më të rëndësishëm të qeverisë për t’u zëvendësuar me figura anonime.

Në fakt opozita, ç’nuk tha për Gent Cakën, e etiketoi edhe si agjent të Serbisë, vetëm si hajdut nuk e përmendi dot. Kjo qe po kaq e vërtetë edhe për ministret gra si Margariti, Denaj apo Shahini. Por si gjithnjë pyll pa derra nuk ka dhe në këtë rast në target do të vihej ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Natyrisht Elisa nuk ishte një virgjëreshë. Akuzat për të kishin gëluar që kur qe drejtoreshë e doganave. Ato kishin bërë që shpesh, në plan të parë, të dilte edhe emri i atij që më pas do të ndante shtratin me të, Salarjon Totaj. Dhe historia nuk përfundon këtu. Gazetare të njohura në vend, e patën shigjetuar Spiropalin për shfaqjen me çantën shtrenjtë Luis Vuitton.

Luksi nuk ishte me sa duket i përjashtuar nga bota e rilindases që ishte njohur në publik si opozitare që mbronte të drejtat e minatorëve të Bulqizës. Disa herë ajo ishte shfaqur në media duke zbritur nga vetura luksoze.

Natyrisht që të gjitha këto teka vanitoze duhet ta kishin një burim. Dhe opozita sot pretendon ta ketë gjetur atë. Në një konferencë shtypi, PD këmbëngul se ka zbuluar një skemë sipas së cilës familjarët e ministers aktuale kanë përvetësuar 350 mijë euro para publike. Ajo ka publikuar dokumentat që tregojnë se si ai, që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj, Salarjon Tota, si ish drejtor socialist i ujësjellësit të Fierit, i jepte tendera një kompanie, “Solomon Construction”, e cila ishte themeluar nga vëllai i Elisës, Enkli dhe i cili ia kishte shitur më pas (sapo përfitoi tenderi e parë) për 100 mijë lekë, një të afërmi të përbashkët.

Sipas dokumetave të botuara, kompania e themeluar nga vëllai, pati marrë nga Ujësjellësi i Fierit, i drejtuar nga burri, plot 7 tendera në përiudhën janar 2015- shtator 2016.

Natyrisht, për të gjithë këtë denoncim, ministrja Spiropali ka thënë se asgjë nuk qëndron dhe se ajo do ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.

Por pyetja që shtrohet është tjetër: Si arriti Elisa Spiropali të çante barrierën e hekurt të mospërfoljes që Rama ngriti kur kompozoi qeverinë e re? Pse në mesin e Cakës, Shahinit, Denajt dhe Margaritit ia mbërriti të depërtonte edhe Elisa, e cila nuk kishte të njëjtat kredenciale virgjërie sa edhe homologët e saj të panjohur nga publiku?

Përgjigjet natyrisht mund të jenë disa. Por më e dukshmja, ajo që është parë publikisht, qëndron në talentin e ish mjaftistes për të ndjekur shembullin e ish militantëve të majtë që u bënë milionerë. Atë që u mungon në ndershmëri, ata e kompesojnë me sevilizëm.

Dhe Elisës, që guxoi në mes të turmës ta quajë shefin e saj Skënderbe, që në rastin e fundit të goditjes me bojë nga Paloka, i zgjati atij shaminë e bardhë përpara se të pastronte veten, që nuk lë rast prej disa vitesh pa e mbrojtur kryeministrin, pa u bërë merak se çfarë nxjerr nga goja, kjo aftësi nuk i mungon. Ky me sa duket është talenti i saj. Pika e vet më e fortë. Arma që e bëri Edi Ramën që, përpara përkëdheljeve, të harronte përbetimin e tij: Një kabinet me ministra të papërfolur. Lapsi.al

Haradinaj thotë se Mogherini po udhëheq bisedime të fshehta Kosovë-Serbi

2

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë, të martën, se Federica Mogherini është duke e zhvilluar një proces të fshehtë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai e as kabineti i tij nuk kanë dhënë detaje më shumë.

Informatën e ka ndarë në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë, kur i është kërkuar një qëndrim përkitazi me kërkesën e Mogherinit për ta hequr taksën ndaj importeve serbe, si parakusht për rifillimin e dialogut.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se dialogu veç është duke u zhvilluar.

“Mogherini e ka vazhduar një dialog si gjysmë të fshehtë. Ajo veç është mirë me e nxjerrë në dritë atë dialog. Pra, mos me e mbajtë fshehtë”, ka thënë kryeministri Haradinaj. “Le ta nxjerrë në tavolinë dhe le të vazhdojë dialogu si i ka hije”.

Meqë kryeministri nuk ka folur më gjatë për këtë, gazeta ka kërkuar më shumë informacione nga këshilltarja e tij për media, Donjeta Gashi. Por, ajo nuk iu ka dhënë përgjigje pyetjeve që kërkonin informacione për kohën kur Haradinaj është vënë në dijeni për këtë dialog të fshehtë dhe për aktorët mes të cilëve është zhvilluar dialogu; për autoritetet që e kanë përfaqësuar Kosovën në këtë proces; dhe për atë nëse kryeministri pajtohet me një dialog të këtillë.