Lorena Alia, vajza e talentuar dibrane, pasionet e maturantes ekselente…

0

Dibra kohët e fundit po bëhet vazhdimisht prodhuese e madhe e talenteve dhe të rinjve që kanë pasione dhe që i ndjekin ato. Fushat janë të ndryshme ku këto të rinj shkëlqejnë gjithmonë pa harruar vendin nga vijnë. Portali dibran DibraOn.com nje portal qe ka qenë pjesë e mbështetjes dhe promovimit të këtyre talenteve. Në lupën tonë nuk kishte si të kalonte Lorena Alia, një nxënëse në gjimnazin Said Najdeni Peshkopi ku ka pasion gazetarinë dhe televizionin.

Lori siç njihet nga të gjithë gjithmonë është prezente në çdo aktivitet , si në shkollë, në aktivitete kulturore, historike e sportive në rolin e prezantuteses. Ajo lindi nga një familje e thjeshtë dhe arsimdashëse duke qenë një fëmijë model dhe në shkollë gjithmonë nxënëse me nota të shkëlqyera.

Loading...

Lorena që në klasën e 6-të u dallua nga mësuesit për fjalorin e pasur duke u bërë pjesë e organizimeve të shkollës, më pas në ansamblin e qytetit dhe së fundi angazhohet si modetatore dhe spikere lajmesh në një portal lokal në Dibër duke u bërë dalëngadalë një fytyrë e njohur për publikun dibran.

Për DibraOn ajo tregon se:- tani jam maturante, e apasionuar pas librave dhe me rezultate te mira ne shkolle, dhe këtë vit jam pjesë e maturantëve ekselentë.  I kushtoj shume kohe shkolles por dhe punes dhe aktiviteteteve sepse kur prezantoj dicka me duket sikur gjendem fiks aty ku duhet te jem dmth ndihem vetvetja
Vajza të talentuara si Lorena i duhet vendit tonë për tu kthyer një shembull të mirë për të rinjtë dhe brezet që vijnë më pas. Samet Zagradi

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.