Ndodh për herë të tretë, Merkel dridhet në takimin me kryeministrin e Finlandës (VIDEO)

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është filmuar për herë të tretë duke u dridhur gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Merkel shihet duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në nisje të vizitës së Rinne në Berlin.

Loading...

Incidenti i parë i kësaj natyre, që u shënua më 18 qershor, në takimin e kancelares me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, u kometua nga zyra e saj e shtypit si problem joserioz i dehidratimit.

Pas përsëritjes të së njëjtit episod të pakëndshëm, gazetarët pyetën zëdhënësin e qeverisë, Steffen Seibert, nëse kancelarja do të ishte e pranishme në samitin e G20-s që u mbajt në fund të qershorit në Japoni. Seibert u përgjigj se Merkel gëzonte shëndet të plotë dhe se gjithçka do të vijonte sipas planifikimeve.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.