Një program plotë shpresë dhe ide për Shqipërinë dhe vetë opozitën

0

Nga Besnik Aliaj

Opozita në Shqipëri ka disa kohë që ka ndërmarrë një qëndrim jo të zakonshëm, jo vetëm ndaj një qeverisje aspak konvencionale, por edhe në përballje me publikun dhe ndërkombëtarët, që pas viteve 80-të kanë qenë përcaktues zhvillimesh në Shqipëri.
Ky qëndrim radikal kulmoi me heqjen dore nga mandatet ne Parlament, dhe refuzim pjesëmarrje ne zgjedhjet vendore, qe opozita i konsideron te paracaktuara nga qeveria dhe interesa ekstra-strukturore dhe ekstra-ligjore! E gjitha u shoqërua me një fryme ne rritje protestash, përplasjesh dhe denoncimesh ndaj “korrupsionit dhe partneritetit të qeverise me krimin e organizuar” që kulmuan me lëvizjen “Rama Ik” dhe zgjedhjet mjaft të diskutueshme e të njëanshme të 30 qershorit!
Ky koment i vogël nuk synon te sensibilizoje dike për problematikat tepër shqetësuese e ne rritje te vendit, te sistemeve te qeverisjes dhe te demokracisë se kërcënuar ne Shqipëri se sa të adresoje vetë Opozitën shqiptare ne këtë moment suspanse post- “pseudo-elektorale”, se ajo ne fakt ka arritur tashme ne një moment cilësisht kulmor kur duhet të beje patjetër dhe urgjentisht një kapërcim te madh te vetvetes duke provokuar se pari një ndryshim ne mentalitetin dhe paradigmat e saj si alternative serioze përballë qeverisjes.
Për të qene më i qarte me atë që po përpiqem te them, unë, në ndryshim nga shumica e njerëzve – që sot shfaqen disi konfuzë e pesimiste me vakumin e krijuar ndaj te sotmes dhe te ardhmen – e shoh ne fakt këtë moment si një “shtrat” perfekt për konceptuar dhe iniciuar një ndryshim esencial për vendin, për demokracinë funksionale, për zhvillimin dhe mbi të gjitha për vete Opozitën si institucion!
Opozita sot ne fakt ka arritur diçka jo te vogël. Ajo ja ka dale me sukses pas 6 vitesh opozitë tepër të vështirë qe të informoje tashme qarte e me fakte, duke ilustruar ne mënyrë inteligjente jo vetëm skeptiket dhe opinion e gjerë publik ne vend, por edhe faktorët ndërkombëtarë (që dukej çuditërisht sikur “mbështesnin” deri tani vetëm qeverinë), në lidhje me problematikën tepër serioze të autoritarizmit ne të cilën ka rënë tashmë Shqipëria dhe Projekti i saj Europian!
Ne fakt sot Opozita e 2019 duket se është ne kushte te ngjashme me Opozitën 2003, por nuk duket shumë e ndërgjegjshme për këtë! Edhe ne atë kohe Opozita pas 6 vitesh rezistence të vështirë kulmoi me lëvizjen “Nano ik” përballë korrupsionit galopant ne rritje, dhe turpit te “Dushkut te vogël e të madh”.
Pas këtyre protestave masive, publiku atëherë priste me padurim qe Opozita të ofronte një zgjidhje konkrete e te prekshme, përtej protestave e përplasjes masive. Pritej një PROJEKT bindes NDRYSHIMI, atë të “duhurin” qe shndërrohet shpejt ne një ortek social-ekonomik. Publiku nuk është me “naiv”! Ndaj ndryshimi duhet te jete bindes, permbajtesor e aspak elektoral. Prandaj edhe atëherë publiku priste krahas programit edhe fytyra te reja dhe njerëz bindes e të pakonsumuar qe ngjallnin shprese se diçka do te ishte realisht ndryshe nga sa vete Opozita kishte gatuar ne pushtet 1992-1997, dhe ndryshe nga sa qeverisja e atëhershme kishte abuzuar gjate 2008-2003. Dhe ndryshimi cilësor erdhi si një proces duke kulmuar ne 2005 më një ekip dhe një program me ide te qarta e plot shprese, larg shablloneve mediatike dhe zhargonit lodhës të përditshëm politik. Te gjithë kontribuuan kështu nga pak për ndryshimin e shumëpritur!
Pra Opozita sot duhet të nxjerre mësim nga përvojat e kaluara pa i kopjuar ato, dhe pavarësisht se situata tani është me komplekse, ndërsa zhgënjimi është tepër me i madh! Por pre një gjë duhet te jemi te qarte: me 30 qershor Opozita dhe sidomos PD arriti pre here te pare pas 2013 të jete e rreshtuar me ne fund ne një front me shumicën absolute të Shqiptareve! Kjo është një pikënisje e shkëlqyer për ndryshim sepse dëshmon për një trajektore e një vektor mjaft pozitiv të Opozitës! Edhe pse askush nuk duhet te gaboje duke menduar se këta përkthehen te gjitha ne vota automatike pre opozitën. Kjo sepse ashtu si ne 2003 edhe ne 2019 mjaft nga ky front 85%-ësh mendojnë akoma se të gjithë janë njësoj. Se qeverisja sot ka dështuar e duhet te ike, por ndërkohë Opozita nuk është gati të marre pushtetin! Se PD e LSI janë njësoj me PS. Se ne qeverisemi ne një loje dinake prej 30 vitesh nga të njëjtin njerëz! Se nuk ka akoma sinjale te besueshme pre ndryshim!

Loading...

Ndaj ajo qe mund ti them sot Opozitës me modesti, por me shume dashamirësi, është se pas 30 qershorit ka ardhur koha qe Opozita duhet te behet gati seriozisht vete ne mënyrë qe ajo te vije ne pushtet e të qeverise! Jo për te ndërruar karriget e radhës, por pre te bere ndryshimin e madh dhe cilësor, qe me ne fund e stabilizon dhe normalizon këtë vend qe ka qene boll i “çuditshëm” për 3 dekada! Qe i rikthen më ne fund dinjitetin shqiptareve, institucioneve dhe shtetit te se drejtës. Qe ndëshkon me ne fund të paprekshmit dhe të pandëshkueshmit duke sjelle me ne fund besimin tek ligji e morali!
Qe i jep fund zvarritjes se turpshme me pronat, më të drejtat humane, investimet e huaja dhe zhvillimin. Qe i rikthen shqiptareve sovranitetin e shitur me përdhunë tek faktorë ekstra-ekonomike dhe ekstra-kombëtar! Qe i rikthen pushtetin dhe legjimitetin e vërtetë taksapaguesve dhe komunitetit vendore. Qe lufton mafian, ekstra-legalitetin dhe informalitetin! Qe promovon kulturën, artin, edukimin, shëndetësinë, transportin, sipërmarrjen dhe zhvillimin qe sot janë për faqe të zezë! Qe mendon për qytetarin dhe kontribuon për shoqërinë me fytyrë njerëzore.
Shqipëria duhet te kthehet urgjentisht ne normalitet të brendshme se pari. Ajo duhet të garantoje e mbroje sisteme te balancuara e te vaksinuara te qeverisjes. Pastaj të behet edhe një partner serioz e dinjitoz me Europen dhe boten më gjere!
E ky ndryshim tashme nuk behet me vetëm me protesta, përplasje e denoncime, por mbi te gjitha me një fryme te re, me program te qarte, me ide te reja, dhe mbi te gjitha me njerëz te “rinj” e të pakonsumuar. Njerëz te ndershëm e qe flasin cilësisht e realisht atë çfarë mendojmë e besojnë, dhe nuk janë mjerisht zëdhënëse të njëshit e statuskuose!
Tashme nuk është me as koha për qefmbetje e lufte brenda llojit! Tashme është koha te ndryshohet diçka qe fillon nga vetja! Mos dëgjoni me “sirenat/djajte” rrotull, por besoni tek ndryshimi dhe marshoni drejt tij! Është koha për reflektim e bashkim ne një front te vetëm te gjithë faktorëve konstruktive qe ende e duan këtë vend përtej karrikes se pushtetit dhe kartës së anëtarësimit në parti!
Ndaj mund të themi se na duhet urgjentisht një ore e me pare nje PROGRAM i plotë me ide dhe shpresë për Shqipërinë, për Shqiptarët dhe sidomos për vetë Opozitën

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.