VIDEO/Për ty që e ndjen veten demokrat

0

Nga Sokrat Turtulli

Teksa po ndiqja një nga mitingjet e Dr Berishës, nuk di pse mu rrënqeth i gjithë trupi. Kur pashë atë lum njerëzish që kishin pushtuar sheshin “Skënderbej”, kur pashë gjithë ato figura të rëndësishmë të PD pas doktorit, kur pashë gjithë ato flamuj blu shprese, kur pashë atë ekzlantim të një populli të derdhur në shesh, sinqerisht mu mbushën sytë me lot. Sinqerisht e them dhe me zemër të pastër.

Loading...

Unë kam qënë pjesë e atij mitingu përmbyllës dhe e kam përjetuar aty mes gjithë demokratëve nga e gjithë shqipëria, por ama e parë pas 10 vjetësh dhe në kushtet e sotme, nuk di pse më shpërtheu nga brenda shpirtit një thirrje për BASHKIM.

-Ti, demokrat që, për një apo shumë arsye, sot je larguar nga PD.

– Ti demokrat që je i pakënaqur nga mosvlerësimi në kohë të ndryshme.

-Ty demokrat që ndoshta edhe të kanë larguar sepse nuk kanë qënë dakort me ato që ti shpreh.

-Ti demokrat qe mendon se ky kryetar nuk të frymëzon dhe nuk të ngjall shpresë.

-Ti demokrat që për arsye ekonomike ke “braktis” PD dhe për kafshatën e bukës ke heshtur dhe ke ruajtur vendin e punës.

-Ti demokrat që nuk je dakort me protestat paqësore dhe për këtë arsye i ke braktis ato.

-Ti demokrat që deri dje ke qënë në poste të rëndësishme dhe krejt papritur e gjen veten jashtë strukturave të PD.

-Ti demokrat që për arsye të mos qënies në listë krijon parti të re.

-Ty demokrati që nuk të kanë kërkuar falje për ato që të kanë bërë.

-Ty demokrati që gjithë ditën shan dhe sulmon kryetarin e PD në rrjetet sociale.

-Ty demokrati të 90-ës të harruar dhe të kujtuar vetëm kur ka zgjedhje.

-Ty demokrati të heshtur që rri fshehur dhe që nesër fiton të mira…

Ju, gjithë demokratëvë ku janë dhe janë përmëndur në këtë shkrim, ju kërkoj që të bashkohemi të gjithë përballë kryedrogmenit Edi Rama. Nuk ka më emergjente dhe më alarmante për këtë vend sesa largimi i tij. Po e shpopullon një popull të tërë me bandat e tij. Po vret çdo shpresë për të jetuar me fëmijët e tu. Po të vjedh dhe po të burgos cdo ditë për të të mbyllur gojën ashtu sikundër bënë etërit e tyre komunist. Po kriminalizon çdo ditë dhe çdo segment të këtij shteti duke e vënë nën këmbë dhe duke përdhunuar çdo strukturë të shtetit.

Le ti lemë të gjitha mënjane dhe për hir të familjeve tona dhe të shpëtimit të këtij kombi, të bashkohemi dhe të kthehemi në një det njerëzor për ta përmbytur këtë mafie nga më të rrezikshmet në rajon. Askush nuk duhet të na ndalojë më të marrim fatet e vendit në dorë, nëse pas datës 18 tetor nuk do ketë dritë jeshile nga Europa. Le të derdhemi të gjithë nëpër sheshe dhe rrugë dhe mos kthehemi në shtëpit derisa ky llum pushteti të përfundojë në Lanë. Dhe për ta bërë këtë, na duhet bashkim.

Harrojini mëritë, pakënaqësitë, përfitimet dhe çdo gjë tjetër dhe jepini ndihmën kryetarit Basha për të ndrequr dhe ai gabimet e tij prej të cilave tashmë ka kërkuar falje. Nëse akoma do merremi dhe sulmojmë njëri-tjetrin në sy të kundërshtarit, te jeni të sigurt se koka e krimit ka për të na qëndruar sërish mbi krye.

-Kush e ndjen se ky vend po shkrumbohet dhe rri bën sehir nga kafeneja, nesër fëmijëve të tyre nuk ka se cfarë përgjigjie t’ju kthejë. Koha është tani. Koha nuk pret më. O sot, o kurre!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.